fbpx

Djali nga Prishtina sulmon fizikisht babain e tij

Djali nga Prishtina sulmon fizikisht babain e tij

Një djal nga Prishtina ështa arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte sulmuar fizikisht babin e tij.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh dërguar mediave.

Sipas Policisë viktima nuk ka pasur lëndime, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima nuk kishte lëndime, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, ka bërë të ditur Policia. /Insajderi.com