Djali që theri me thikë babanë e tij në Mitrovicë ka probleme mendore

Djali që theri me thikë babanë e tij në Mitrovicë ka probleme mendore

Një person ka therur me thikë disa herë babanë e tij të premten në Mitrovicë, njofton Insajderi.

Sipas policisë, i dyshuari ka probleme mendore.

Në raportin e PK-së bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime të rëndë trupore.

“Mitrovicë 05.03.2021-09:38. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar duke e goditur me thikë disa herë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore”, thuhet në raportin 24 orësh.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Insajderi.com