Djali Ukshin Hotit për emocionet e Jakup Krasniqit para Speciales: Baba shpresoj të mos shohësh çfarë pamë NE

Djali Ukshin Hotit për emocionet e Jakup Krasniqit para Speciales: Baba shpresoj të mos shohësh çfarë pamë NE

Andin Hoti, djali i veprimtarit kombëtar të zhdukur, Ukshin Hoti, ka reaguar në lidhje me daljen e Jakup Kransiqit para gjyqit të Speciales.

Jakup Krasniqi për disa momente ishte emocionuar gjatë kohës sa fliste sesi populli Kosovës ka “duruar shumë padrejtësi”.

E këto pamje ishin të rënda për Hotin i cili shpresoi që babi i tij “mos ta shohë atë që po e shohim ne”.

“Babë, uroj të mos e shohësh atë që ne jemi të detyruar ta shohim sot!!!! Shpirti po na dhemb me këtë pamje…Baci Jakup, historinë tonë disa herë kanë tentuar ta ndryshonin, por asnjëherë nuk kanë arritur. Ti je pjesë e historisë sonë të lavdishme, prandaj ne jemi krenarë me ty gjithmonë! Zoti qoftë me ty!” ka shkruar Hoti. /Insajderi.com