Djaloshi 7 vjeçar i cili mbajti një përkujtim zemërthyes për Chadëick Boseman

Djaloshi 7 vjeçar i cili mbajti një përkujtim zemërthyes për Chadëick Boseman

Një shtatë vjeçar i quajtur Kian Westbrook kur mësoi  që Chadwick Boseman, aktori që kishte luajtur superheroin e tij të preferuar, filloi të qante.

Kian nuk e kishte takuar kurrë aktorin, as nuk kishte parë ndonjë film tjetër të tij, përpos Black Panther. Mirëpo ai adhuronte të shihte aktorin e tij të preferuar teksa shpëtonte botën.

“Ai ishte një model për mua dhe për Black Boys sepse ai më tregoi që djemtë me ngjyrë mund të jenë heronjë poashtu. Kur e kuptova që ai ka vdekur u ndjeva shumë i mërzitur dhe nuk mund të ndalesha duke qarë”, ka treguar Kian.

Aktori vdiç të premtën, në moshën 43 vjeçare, pas një beteje me kancer në zorrë. Vetëm pasi ai vdiç, bota zbuloi se aktori kishte qenë duke xhiruar filma përderisa ishte duke bërë operacione dhe kemoterapi.

Kian kishte nevojë të bënte diçka për të nderuar Boseman, prandaj bëri një memorial të vogël para shtëpisë së tij në Missouri dhe të gjitha kukullat e tij superheronjë të ligës Avengers, ishin pjesëmarrës.

Ai e vendosi lodrën e tij Black Panther në një kuti këpucësh të mbuluar me saten të zi. Kutinë e rrethoi me lule dhe me një medalje dhe vendosi dorëzat e Iron Man, për të nderuar një tjetër hero që ka vdekur në ekran.

Babai i Kian ka ndarë një foto të kësaj ceremonie në Twitter, ku djaloshi shihet para memorialit me një pozë “Wakanda Forever” për të nderuar Boseman. Ky tweet ka marrë më shumë se 530.000 pëlqime.

“Është diçka përtej fjalëve. Më bëri shumë krenar fakti që ai ka gjetur një mënyrë për t’u përballur me humbjen e heroit të tij, në një mënyrë që e lejon atëë të kuptojë afërsinë. Nuk e dija që ky gjest do të prekte kaq shumë njerëz”, ka thënë babai i Kian për CNN./Insajderi.com