Djegia e flamurit bullgar në Maqedoninë e veriut, reagon Sofja zyrtare

Djegia e flamurit bullgar në Maqedoninë e veriut, reagon Sofja zyrtare

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, informoi se ka dërguar notë  verbale te Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut pas informatave se është djegur flamuri bullgar në karnevalin e Vevçanit, njofton Insajderi.

“Me rastin e informatave për flamurin e djegur bullgar në fshatin Vevçani në Republikën e Maqedonisë së Veriut i porosita  ambasadorit bullgar në Shkup ta shprehë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mospajtimin tonë të fuqishëm me këtë akt vandal. Ambasadori Angelov tashmë dërgoi notë verbale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RMV-së” tha Zaharieva.

Po ashtu edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut e dënoi djegien e flamurit bullgar në karnevalin në Vevçan duke e vlerësuar si të dëmshëm për reputacionin e shtetit.Djegien e flamurit bullgar e ka dënuar edhe presidenti i shtetit fqinj Stevo Pendarovski. Sipas tij, mes fqinjëve duhet të ndërtohet besimi e jo ndasia.

Karnavali i Vevçanit (komunë në Maqedoninë e veriut) është i njohur për skandale dhe elemente ofenduese. Gati çdo vit në këtë karnaval janë sharë dhe ofenduar shqiptarët dhe myslimanët. /Insajderi.com