Diellza Kolgeci së shpejti do të bëhet nënë, shkruan Insporti.com.
Njëra nga femrat më të bukura shqiptare po jeton pritjen e ëmbël së bashku me basketbollistin e njohur Fisnik Rugova.
Insporti.com mëson se dyshja janë në pritje të një fëmijë pas një kohe të gjatë lidhjeje.
Sipas burimeve të Insport.com, Diellza është në muajin e pestë të shtatzënisë.
Kujtojmë se basketbollisti i njohur dhe Diellza kanë 10 vite diferencë në moshë, por kjo duket të mos ketë qenë problem për çiftin më të ri tashmë te konfirmuar.