DKA-të pajtohen për plan të ri për zëvendësimin e orëve të humbura

DKA-të pajtohen për plan të ri për zëvendësimin e orëve të humbura

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë një takimi me drejtorët komunalë të arsimit, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut, BSPK-së dhe KMDLNJ-së, ka diskutuar për zëvendësimin e ditëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve, me ç’rast të gjithë drejtorët e DKA-ve janë pajtuar se duhet të zëvendësohen këto orë, duke qenë se është interes i nxënësve.

Gjatë këtij takimi, ministri Bytyqi tha se vendimi i tij është në fuqi, por në një situatë të re duhet të ndryshojë formula e zëvendësimit të orëve të humbura.

Drejtorët e DKA-ve janë pajtuar se duhet të zbatohet udhëzimi administrativ që ka të bëjë me normativin dhe kalendarin shkollor, dhe se do të bëjnë një plan të ri, secili për komunën e vet për zëvendësimin e orëve të humbura.

Ministri Bytyqi ka theksuar se MASHT është i gatshëm t’i përkrahë drejtorët në këtë drejtim, ndërsa ka theksuar se i përkrahë kërkesat e SBASHK-ut, por kërkesat e sindikatës dhe zëvendësimin e orëve i sheh si dy procese të ndara.