DMX performon vetëm pak ditë pasi shpëton nga mbidoza

DMX performon vetëm pak ditë pasi shpëton nga mbidoza

Vetëm katër ditë më parë, uebsajti TMZ ka raportuar se reperi DMX u gjet pa ndjenja në parkingun e një qendre tregtare në New York.

Edhe pse ekipi i DMX-it thuhet se u përpoq ta përshkruaj incidentin si një sulm në astmë, dëshmitarët pohuan se pasi DMX preku një substancë pluhuri, ai ra pa ndjenja.

Për më tepër, raporti ka deklaruar se ai është dërguar në spital për intervenimet e nevojshme, DMX u tha se ka pasur mbidozë të substancave narkotike.

Fatmirësisht, ky episod nuk duket se ka lënë pasoje afatgjata në qëndrueshmërinë fizike të këngëtarit.

Natën e kaluar ai ka performuar në klubin e natës Lively, në Manhattan, dhe duket se e ka bërë mirë atë pasi që ka postuar momente nga mbrëmja e një nate më parë në rrjetin social, Facebook.

Ndërsa, në një intervistë për New York Daily News, avokat i DMX-it, Murray Richman ka zbuluar se klienti i tij do të interpretojë në Pensilvani të shtunën, provë e mëtejshme se ai po kalon fazën e vështirë që kaloi më parë.

Edhe pse reperi nga New Yorku nuk e ka sjellë diçka të re qe një kohë të gjatë, nuk duhet të jemi të befasuar kur reperi të fillojë një turne botëror.

DMX ka shitur mbi 30 milionë albume në mbarë botën, dhe ishte një nga reperët më dominues në vitet e tij më të mira , nga 1998-2003.