DnV: Partive politike t’iu garantohet lëvizja e lirë për të bërë fushatë në tërë Kosovën

DnV: Partive politike t’iu garantohet lëvizja e lirë për të bërë fushatë në tërë Kosovën

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV), po kërkon t’iu garantohet të gjitha subjekteve politike lëvizja e lirë në gjithë territorin e Kosovës, për të bërë fushatë parazgjedhore që pritet të fillojë nga nesër – më 3 shkurt, njofton Insajderi.

Eugen Cakolli nga DnV, duke i dënuar incidentet e ditëve të fundit në Mitrovicë të Veriut dhe Skenderaj, tha se të njejtat janë të papranueshme.

Përmes një konference për media, Cakolli shpalosi edhe planin për monitorimin e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

“Ka angazhuar 16 vëzhgues afatgjatë dhe dy vëzhgues në pjesën veriore. DnV do të mbulojë të gjitha aktivitetet e partive politike në teren dhe media e rrjete sociale”, tha ai.

Krahas kësaj, Cakolli tha se KQZ-ja ka dështuar të përmbyllë me kohë aplikimin e votuesve nga jashtë. /Insajderi.com