DnV publikon rezultatet: VV 48,95%, PDK- 16,93%, LDK 13,34%, AAK 7,45%

DnV publikon rezultatet: VV 48,95%, PDK- 16,93%, LDK 13,34%, AAK 7,45%

Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje renditet e para, transmeton Insajderi.

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim në një konferencë për media sonte ka bërë të ditura rezultatet preliminare të kësaj organizate për zgjedhjet në Kosovë.

Ai bën të ditur se LVV pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 16,93 për qind.

“LVV- 48,95 për qind, e pasuar nga PDK- 16,93 për qind. Subjekti i tretë është LDK 13,34 për qind. Subjekti i katërt AAK 7,45 për qind. Lista Serbe 4,64 për qind. Subjekti i cili nuk e kalon pragun është Nisma me 2,5 për qind. Nuk janë të përfshira votat me kusht dhe votat nga diaspora”, ka thënë Kryeziu. /Insajderi.com