Organizata, Demokracia në Veprim, që është duke bërë vëzhgimin e procesit të votimit në komunat ku po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve, në konferencën e parë kanë bërë të ditura parregullsitë që kanë vërejtur në qendrat e votimit.
Albert Krasniqi nga DnV tha se vëzhguesit e kësaj organizate kanë evidentuar vonesa në 12 vendvotime nga 1777 qendra të votimit.
Këto vonesa sipas tij, ndodhën për shkak të vonesave të komisionërëve. Në Prizren u evidentuan vonesa në pesë vendvotime, në Suharekë tri, në Prishtinë dy dhe në Rahovec e Klinë nga një vonesë 30 minutëshe.
“Materialet janë evidentu mungesë e tyre në 60 vendvotime, si Gjilani, Mitorvicëm Klinë, Prishtinë, Gjakovë”, tregoi tutje Krasniqi.
Ai përmendi edhe disa parregullësi të tjera, si thyerja e xhamit në një qendër të vëndvotimit, pastaj personat e paautorizuar në vendvotim etj.