DnV: Vendimi i PZAP-it s`ka bazë për rinumërim të tërësishëm – kjo dëmton integritetin e zgjedhjeve

DnV: Vendimi i PZAP-it s`ka bazë për rinumërim të tërësishëm – kjo dëmton integritetin e zgjedhjeve

Demokracia në Veprim (DnV), e cila ka monitoruar procesin zgjedhorë në Kosovës thotë se në në ditën e zgjedhjeve nuk ka evidentuar parregullsi serioze apo mospërfillje të procedurave zgjedhore të cilat mund të dëmtonin procesin apo të devijonin votën e qytetarëve.

“Konstatimet tona janë konfirmuar edhe gjatë pranimit të kutive të votimit dhe procedimit në mënyrë të rregullt të Formularëve të Përputhjes së të Dhënave dhe Rezultateve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)”, thuhet në njoftim.

DnV duke u bazuar në këtë thotë se janë të habitur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të urdhëruar rinumërim të tërësishëm në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, si dhe rinumërim të pjesshëm në komunën e Dragashit dhe Rahovecit.

“Pavarësisht asaj që disa vende praktikojnë rinumërimin në rast të diferencës së ngushtë të rezultateve, një praktikë të tillë nuk e parasheh legjislacioni i Kosovës. Vendimet pa bazë të mjaftueshme mund të cenojnë integritetin e zgjedhjeve, të cilat nga të gjithë akterët u cilësua si ndër proceset më të mira zgjedhore në Kosovë”, thuhet në njoftim.

DnV u bënë thirrje subjekteve politike të përfshira në këtë proces që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes dhe kontestimit të procesit zgjedhor dhe gjithashtu të mos ushtrojnë presion ndaj institucioneve përgjegjëse për menaxhimin dhe zbatimin e vendimeve.

“Në anën tjetër subjektet politike duke dërguar vëzhguesit e tyre në procesin  e rinumërimit do të kontribuojnë që ky proces të ketë transparencë dhe legjitimitet”, thuhet në njoftim.