Dogana konfiskon mbi 65 mijë euro të kontrabanduara në Merdare

Dogana konfiskon mbi 65 mijë euro të kontrabanduara në Merdare

Një shumë e konsiderueshme parash të kontrabanuara prej mbi 65 mijë euro janë konfiskuar sot nga ana e Doganës së Kosovës në vendkalimin kufitar të Merdarës, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Dogana e Kosovës, sot në orët e mëngjesit në këtë pikë kufitare është zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një qytetari të Kosovës, i cili ka tentuar që në mënyrë të fshehur në veturën e tij të sjellë në Kosovë nga Serbia, këtë shumë të parave.

Pas zbulimit shuma e tërësishme ishte 65 mijë e450 euro.

Këto para të cilat ishin të fshehura, janë detektuar pas përpjekeve të konsiderueshme të zyrtarëve të Antikontrabandës.

Personi i dyshuar është në mbajtje derisa mjetet monetare janë konfiskuar, si dhe kanë filluar hetimet për këtë rast në bashkëpunim me institucionet tjera. /Insajderi.com