“Ne jemi të shkatërruara edhe për familjet që i humbën të afërmit e tyre të dielën dhe e ndajmë në mënyrë intime dhimbjen me ta”.
“Nuk ka mjaftueshëm fjalë për ta përshkruar dhimbjen tonë tani. Unë gjej ngushëllim te fakti se Kobe dhe Gigin e dinin të dy se sa shumë i donin njerëzit. Ne ishim jashtëzakonisht të bekuar që i kishim ata në jetën tonë. Do ta doja t’i kishim me vete përgjithmonë. Ata ishin bekimi ynë i bukur, që na u mor shumë shpejt”.
“Nuk jam e sigurt se çfarë do të bëhet me jetët tona përtej të sotshmes dhe është e pamundur ta imagjinoj jetën pa ta. Por, ne zgjohemi çdo ditë, duke tentuar të vazhdojmë përpara sepse Kobe dhe vajza jonë Gigi janë duke na e ndriçuar rrugën. Dashuria jonë për ta është e pafund dhe e pamatshme. Unë thjesht dëshiroj të kisha mundësi t’i përqafoja, t’i puthja dhe t’i bekoja. T’i kem ata këtu me ne, përgjithmonë”.
“Faleminderit që e keni ndarë gëzimin tuaj, mërzinë tuaj dhe mbështetjen tuaj me ne. Ju kërkojmë që të na i jepni respektin dhe privatësinë që na duhet për ta gjetur rrugën tonë në këtë realitet të ri”.
“Për ta nderuar familjen Team Mamba, fondacioni Mamba Sports e ka nisur fondin MambaOnThree për t’i ndihmuar familjeve të tjera të prekura nga kjo tragjedi. Për të dhuruar, ju lutem shkoni te MambaOnThree.org”.
“Faleminderit shumë që na keni mbajtur në lutjet e juaja dhe që na keni shprehur dashurinë mua, Kobe, Natalias, Gigit, Biankas dhe Caprit”.