Dokument| Kërkesa e ekstradimi të Millosheviqit nga Mali i Zi, këto janë akuzat

Dokument| Kërkesa e ekstradimi të Millosheviqit nga Mali i Zi, këto janë akuzat

InDoks ka siguruar një kopje të kësaj kërkese për ekstradim. Sipas këtij dokumenti, Millosheviq dyshohet se në territorin e Malit të Zi ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë si dhe për mbajte të paautorizuar të materialeve plasëse.

Mario Millosheviq dhe Gjorgje Paviçeviq dhe shqiptarja Laureta Zyba ishin arrestuar vitin e kaluar  që nga Policia e Kosovës, tash e shtatë muaj po qëndronin në banesat e tyre në Prishtinë.

InDoks në këtë dokumentar do të zbulojë të gjeturat e një hulumtimi të gjatë mbi Mario Millosheviqin, i kërkuar në Mal të Zi për krime shumë të rënda, e i dyshuar si anëtarë i njërës nga dy bandat më të mëdha që operojnë në biznesin e drogës në Kotor. Edhe për njerëzit që e rrethojnë. Edhe për ata që e ndihmuan në një arratisje të dështuar nga burgu i Sigurisë së Lartë në Kosovë.