DOKUMENT | Ky është numri i militantëve që partitë i punësuan në pozita të larta

DOKUMENT | Ky është numri i militantëve që partitë i punësuan në pozita të larta

Ndërmarrjet publike, ministritë dhe agjencitë e pavarura janë vendet  të cilat më së shumti atakohen nga partitë që vijinë në pushtet, duke punësuar familjarë, antarë e militantë të partive të tyre.

Një organizatë jo-qeveritare në Prishtinë ishte fokusuar që ta ndjektë këtë fenomen dhe ta provonte atë me të dhëna. Rezultatet e hulumtimit të tyre janë të frikshme. Dhe, ata janë marrë vetëm me pozitat e larta të gllabëruara nga militantët partiakë.

Hulumtimi i kryer nga “Çohu!”, zbulon se vetëm në vitet 2015 dhe 2016, 116 zyrtarë publikë të punësuar në pozita të larta vendimmarrëse në institucionet publike kanë lidhje me partitë politike. Kurse, kthimi mbrapa në kohë dhe matja e këtij fenomeni për përudhen 2010-2016 nxjerr se ky numër  arrinë në 406 militantë të rehatuar nëpër pozita të rëndësishme.

Në vitet 2015 dhe 2016, kur në bashkëqeverisje ishte LDK-ja me PDK-në ishin punësuar 116 zyrtarë me lidhte të forta politike dhe ata morën pozita të rëndësishme në shtet. Pasi që kryeministëri ishte nga radhët e LDK-së, kjo parti morri hisen më të madhe të tortës së pushtetit me 48 militantë të punësuar, e pasuar nga PDK me 42, AAK me 8, AKR me 7 dhe në radhë vinte Vetëvendosja me 5 militantë të rehatuarnë pozita të larta. 61 prej këtyre militantëve ishin rehatuar nëpër ministri, kurse 35 militantë të tjerë në ndërmarrjet publike.

Hulumtime të më hershme të shoqërisë cilivile kishin gjetur që vetëm në pozita të larta në periudhën 2010-2014 ishin punësuar edhe 250  militantë të tjerë partiakë. Pa përfshirë këtu pozitat e ulëta ose punësimet me kontratë mbi vepër.

Në këtë periudhë hisen më të madhe të pushtetit e kishte PDK-ja e Hashim Thaçit, dhe po ashtu morri edhe hisen më të madhe në rehatimin militantëve. PDK kishte sistemuar në pozita të larta 120 militantë, e pasuar nga LDK me 72, AAK me 25, AKR me 12,  dhe në atë kohë LDD-ja e Nexhat Dacit i katapultoi  9 militantë të saj.

Kurse qeveria në largim nuk ua ka shpëtuar skandaleve të punësimeve partiake e familjare. Ishte  një koalicion i madhë, me një kabinet qeverisës po aq të madh, që e bëri Qeverinë joefikase, të pamenaxhueshme, subjekt të keqpërdorimeve dhe të cenueshme në instancat më të larta.

Besnik Boletini nga organizata jo-qeveritare “Çohu” ka thënë kushdo që ka ardhur në në pushtet nuk e ka lëshuar shansin që me mbush çdo poztë të lirë më militantë.

“Është interesant që varësisht se cila parti ka qenë në pushtet e ka  shtri mënjehere patronazhin politik duke punësuar persona të vetë në institucione shtetërore ku përfshin; ministritë, ndërmarrjet publike dhe agjënsitë e pavaruar, pozita të cilat janë bërë përmes konkurseve në ndërkohë kemi hulumtuar aspektet e tjera si për shembull, këshilltarët poltik që kanë shërbyer një periudhë të caktuar, pas një kohë janë bërë drejtora dhe dalin me pikë më të vlerësuar e pikë më të mira”, është shprehur Boletini.

Punësimet me diktat të partisë, në Republikë tashmë janë diçka që nuk i është shmangur asnjë parti. Madje as Vetëvendosje, që pritet që të vijë në pushtet. Ajo që mund të thuhet pa pasur frikë që dikujt i hyhet në hak është që plaçkitja e shtetit me punësimin e armatës së militantëve ka vazhduar, dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë/InsajderiInDoks