Dokumentari për Rihanna-n do të shfaqet në vitin 2021, thotë regjisori Peter Berg i cili ka punuar për 4 vjet

Dokumentari për Rihanna-n do të shfaqet në vitin 2021, thotë regjisori Peter Berg i cili ka punuar për 4 vjet

Dokumetari që flet për këngëtarën Rihanna do të lansohet në në ditën e pavarësisë të SHBA.

“Dokumetari për Rihanna-n është një gjë për të cilën kam punuar për katër vite deri tash, ka thënë ai. Amazon do t’a lansojë verën tjetër, dikur afër 4 korrikut, shkruan Daily Mail, raporton Insajderi.

Rihanna nuk ka sjellur asnjë album të ri prej vitit 2016.

Peter ka thënë se ajo është duke e ndarë kohën mes projekteve dhe bizneseve të saj. “Ajo është një grua e mrekullueshme, e cila po rritet secilën ditë dhe po zhvillohet në aspekte të ndryshme, të cila t është vështirë t’i përcjellësh.”

“Secilën herë që ne pothuajse përdunduam filmin, ajo nis ndonjë gjë të re sikur linja e modës, apo kozmetika Fenti, ose koleksioni i të brenshmeve. Ajo është duke bërë muzikë të re dhe dhe ka sukses në të gjitha gjërat që bën. Ky film është një projekt të cilin e kam vështirë t’a përmbyll sepse ajo nuk ndalet së bëri gjëra të reja.”

Këngëtarja ka treguar që është fokusuar në botën e modës dhe ka thënë që suksesi nuk ka ardhur lehtë për të.

“Unë jam duke evoluar në botën e modës. Në fillim duke blerë gjëra, duke u bërë e njohur për stilin tim dhe pastaj duke bashkëpunuar me firma. Kurrë nuk kam dashur vetëm të vendos emrin në rroba dhe të shes licencën time”./Insajderi.com