Dolën xinxifet (hidet); Ja receta e kekut më të mirë me to

Dolën xinxifet (hidet); Ja receta e kekut më të mirë me to

Xinxifet bëjnë shumë mirë për ata që vuajnë nga tiroidet, por kjo nuk do të thotë që këtë ëmbëlsirë s’mund ta shijojë e gjithë familja!
Receta nga Dhurata Thanasi

Përbërësit: 500gr miell i tipit 00 1 kokërr vezë 100g gjalpë 200g sheqer kaf, ose i bardhë 300g xinxife të grira në rende 70g rrush i thatë, i zbutur në çaj lulesh 250ml ujë 1 lugë çaji kanellë pak kripë e trashë

Përgatitja: Në një tenxhere shkrijmë ujin, gjalpin dhe sheqerin derisa të njëtrajtësohen. I lëmë të ftohen. Në një tas porcelani sitim miellin, shtojmë sodën e bukës, kripën, kanellën dhe më pas, xinxifet, rrushin e thatë, të shtrydhur nga uji ose çaji. I trazojmë mirë. Rrahim vezën dhe i bashkojmë me gjalpin, ujin dhe sheqerin e shkrirë. Bashkojmë përbërësit e thatë me të njomë. Hedhim masën në një formë dhe e pjekim kekun në furrë të nxehtë, (që më parë), për gati 25-30 minuta në nxehtësi 200 gradë.