Doli pa të brendshme në Festival, Ledina tregon detaje për paraqitjen

Doli pa të brendshme në Festival, Ledina tregon detaje për paraqitjen

Ledina Çelo ka qenë e ftuara e radhës në emisonin ‘Xing me Ermalin’ ku ka shpalosur shumë të pathëna nga jeta profesionale e po ashtu edhe  atë sentimentale.

Në Festivalin e Këngës që u mbajt para tre vite, këngëtarja është paraqitur në skenë pa të brendshme e veshur më fustan të tejdukshëm.

“Ky është gabimi në Shqipëri që fatkeqësisht nuk bëhet asnjëherë provë gjenerale. Jam shumë e sinqertë që nuk u bë asnjëherë një provë gjenerale. Kur pashë ritransmetimin e festivalit e pashë veten dhe nuk më pëlqeu. Nuk doja të isha ashtu. Unë kam qenë gjithmonë ekstravagante dhe nuk i paragjykoj artistet që e ekspozojnë veten. Por këtu nuk u bë një provë gjenerale dhe nuk u pa transparenca aq e madhe e fustanit”, u shpreh Ledina.