Don Xhoni bëhet viral në TikTok

Don Xhoni bëhet viral në TikTok
Burimi i fotografisë: Don Xhoni/Instagram

Don Xhoni ishte senzacioni i vitit 2020. Që nga ‘freestyle’ në emisionin “Gjoni Black me Meriton Mjekiqin”, ai e fitoi famën brenda natës, dhe arriti të mbante vëmendjen e publikut gjallë përgjati gjithë vitit me prurje të reja muzikore, njofton Insajderi.

Gjatë gjithë këtyre muajve sa ishte aktiv në muzikë, ai ka grumbulluar më shumë se 400 mijë ndjekës në Instagram.

Disa këngë dhe muaj më vonë, ai sërish u paraqit në studion e Meriton Mjekiqit me një tjetër ‘freestyle’, një sekuencë e së cilës u bë virale në rrjetin social, TikTok.

Sekuenca në profilin origjinal të postuar për herë të parë tashmë ka tejkaluar 3.5 milionë shikime dhe mbi 300,000 pëlqime. Po i njëjti regjistrim është përdorur edhe nga abonentë tjerë nga e gjithë bota në platformë.

Më shumë se 31 mijë përdorues kanë përdorur këngën e tij ndërkohë që trendi është në rritje.

Don Xhoni rreth një muaj më parë publikoi projektin e tij më të ri muzkor, “Kokaina”, në të cilin kishte si protagoniste modelen Trejsi Sejdini. /Insajderi.com