“Donald Trump ështe presidenti më i keq që Amerika e ka pasur ndonjëherë – do të votoj për Biden”(VIDEO)

“Donald Trump ështe presidenti më i keq që Amerika e ka pasur ndonjëherë – do të votoj për Biden”(VIDEO)

Edward Good, 95 vjeçar, veteran i luftës se dytë botërore dhe votues i republikanëve, që nga vitit 1960, ka dhënë një deklaratë ku e ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump, të cilin e ka votuar në zgjedhjet e kaluara, ndërsa tani ka thënë se vota e tij do të shkojë për Joe Biden.

“Donald Trump, ka qenë presidenti më i keq që e ka pasur Amerika ndonjëherë dhe do të isha i lumtur ta shihja atë të shkonte”, tha Good, për CNN, transmeton Insajderi.

“Mendoj se Joe Biden, do të jetë një lider i shkëlqyeshëm i Amerikës. Sikurse unë në luftën e dyë botërore, mendoj se edhe Biden do ta kryej me përgjegjësi detyrën e tij si president i Amerikës, nëse ai i fiton zgjedhjet”, përfundoi Edëard Good.

Presidenti aktual, Donald Trump, është duke u përballur me një humbje të popullaritetit, që nga koha e shfaqjes së Covid 19, kundrejt Joe Biden, i cili është duke udhëhequr së sondazhe./Insajderi.com.