Donald Trump: Mbajtja e maskës gjë e mirë, por të mos jetë e detyrueshme

Donald Trump: Mbajtja e maskës gjë e mirë, por të mos jetë e detyrueshme

Presidenti Donald Trump thotë se ai e mbështet idenë që amerikanët të përdorin maskat për frenimin e pandemisë, por nuk dëshiron ta bëjë këtë të detyrueshme për të gjithë vendin, njofton Insajderi.

“Unë besoj te maskat, mendoj se maskat bëjnë mirë,” u shpreh ai.

Por gjithashtu presidenti, i cili për herë të parë vuri maskë në publik vetëm një javë më parë, i tha gazetarit Chris Wallace: “Nuk jam dakord me idenë se nëse të gjithë mbajnë maska, gjithçka zhduket”.

“Unë dua që njerëzit të kenë një liri të caktuar dhe nuk jam që kjo të shndërrohet në një kërkesë ligjore,” tha ai,

Presidenti vuri në dukje se Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infektive dhe Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Jerome Adams, këshilluan që njerëzit të mos mbanin maska në ditët e para të përhapjes së virusit në SHBA në fillim të këtij viti. Por prej kohësh ata kanë ndryshuar këshillë dhe tani vazhdimisht bëjnë thirrje që njerëzit të mbajnë maska.

“Doktor Fauci tha të mos mbanim maska,” u shpreh Presidenti Trump. “Edhe mjeku ynë i Shtëpisë së Bardhë, një djalë i shkëlqyer, tha se nuk duhet të mbanim maska. Të gjithë ata që thanë mos mbani maska, tani papritur po kërkojnë që të gjithë të mbajnë maska, dhe siç e dini edhe maskat shkaktojnë probleme,” tha Presidenti.

Presidenti Trump përsëriti se numri i infeksioneve të konfirmuara me koronavirus në SHBA po rritet për shkak të mijëra testimeve që janë kryer, edhe pse rritja e numrit të të infektuarve e ka kaluar ritmin e testimeve.

I pyetur se përse Shtëpia e Bardhë është përpjekur të diskreditojë Dr. Faucin, Presidenti Trump tha se Dr. Fauci bëri disa gabime, por shtoi se ai personalisht ka një “marrëdhënie të shkëlqyer” me të.

Presidenti refuzoi të pranonte gabimet e bëra në fillim të pandemisë, duke përfshirë një koment se koronavirusi “thjesht do të zhduket”, nga 15 raste në zero.

“Një ditë do të më japin të drejtë,” deklaroi ai. “Unë kam pasur të drejtë ndoshta më shumë se kushdo.”

Ekspertët e shëndetësisë parashikojnë se dhjetëra mijëra amerikanë të tjerë do të vdesin nga pandemia në muajt e ardhshëm./Insajderi.com