Donjeta Sadiku mposhtet nga kampiona e Suedisë

Donjeta Sadiku mposhtet nga kampiona e Suedisë

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, pësoi humbje nga kampionia e Suedisë, Agnes Alexiusson, në rrethin e dytë kualifikues për Lojërat Olimpike Tokyo 2020, transmeton insajderi.

Me vendimin e gjyqtarëve, Sadiku u mund me rezultat 3:2, ku dy gjyqtarë i dhanë fitoren Donjetës, ndërsa tre të tjerë suedezës.

Me këtë humbje boksierja humb rastin për të fituar normën për Tokio 2020.

Mundësia e vetme që Donjeta të marrë pjesë në Tokio 2020, është nëse merr ftesë nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje nga: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore, shkruan gazetaolle./insajderi.com