‘Doosan Arena’ është lajm i keq për Kosovën, kjo është arsyeja

‘Doosan Arena’ është lajm i keq për Kosovën, kjo është arsyeja

Stadiumi ‘Doosan Arena’, ku sonte do të zhvillohet takimi Çeki – Kosovë në kuadër të eliminatoreve të Evropianit, përbën një problem për Kosovën.

Kombëtarja çeke një muaj më parë kishte vendosur që ndeshjen tejet të rëndësishme kundër ‘Dardanëve’ ta zhvillojnë në Plzen e jo në Pragë, shkruan Insporti

Për dallim prej shumicës së ndeshjeve të tjera, që Kombëtarja e Çekisë i luan në Pragë, atë ndaj Kosovës vendosi që ta zhvillojë në stadiumin e Plzenit, me kapacitet prej vetëm 11.700 ulëseve.



Stadiumi me kapacitet prej 11 mijë e 700 ulëseve, ku do të zhvillohet takimi Çeki – Kosovë

Çekia kishte vendosur një muaj më parë që ndeshjen vendimtare kundër Kosovës ta luajë në stadiumin e ‘Doosan Arena’.

Ky stadium njëherit është stadiumi i skuadrës së njohur çeke, Viktoria Plzen, 5 herë kampionit të Çekisë.

Deri tani kombëtarja çeke e futbollit në këtë stadium – që ndodhet rreth 90 kilometra larg kryeqytetit, Pragës – në 7 vitet e fundit i ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje të karakterit garues.

Prej vitit 2012, çekët i kanë luajtur 4 ndeshje në ‘Doosan Arena’ (ndaj Kosovës do të jetë e 5-ta), ku kanë shënuar po aq fitore.

Në 4 ndeshjet e zhvilluara në këtë stadium Çekia ka shënuar 4 fitore – ndaj Maltës, Islandës, Kazakistanit dhe së fundmi San Marinos – ndeshje këto të vlefshme për kualifikime në Evropian apo Botëror.

Ndeshja e fundit e Çekisë në këtë stadium ishte në tetor të vitit 2017, ku ndaj San Marinos kishte shënuar fitore të thellë 5:0.

Ndeshja e sotme kundër Kosovës, do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45. /Insporti.com/