“Rrokum Roll” në Rrokum TV, teksa në të njëjtin emi" />

Dorëheqja dy ditë para protestës befason opozitën

Dorëheqja e Donika Kadaj-Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dy ditë para protestës së radhës për Ramush Haradinajn është një beafsi, teksa për partinë tjetër opozitare VV kjo është e parëndësishme përderisa ajo vazhdon të mbetet e palëkundur në luftën kundër Qeverisë

Dorëheqja dy ditë para protestës befason opozitën

“Na ka befasuar vendimi i Donikës”, tha Ramush Haradinaj për emisionin “Rrokum Roll” në Rrokum TV, teksa në të njëjtin emision, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje e cilësoj dorëheqjen e Donika Kadaj-Bujupit nga AAK-ja si të parëndësishme karshi kauzës së opozitës.

Ramush_Haradinaj_367804233

“Mbetet te shpresoj dhe besoj se zoja  Kadaj Bujupi do të vazhdojë njësoj, sepse duke marrë parasysh situatën politikë që po kalojmë nuk ka rëndësi shumë a është në Aleancë, në Vetëvendosje, në Nismë  apo në shoqëri civile apo kudo tjetër. E rëndësishme është qëndrimi kundër apo përballë këtij pushteti kriminal”, ka thënë Haxhiu, raporton Insajderi.

albulena

Kadaj-Bujupi është njëra prej deputeteve të opozitës më aktive në këto gjashtë muajt e fundit.

Për këtë ka vuajtur edhe pasojat. Fillimisht është arrestuar me 18 nëntor 2015 për hedhje të gazit bashkë Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin nga Vetëvendosje.

donika-kada-bujupi

Ka vuajtur 30 ditë paraburgim, dhe ka qenë në arrest shtëpiak, teksa aktiviteti i saj pas kësaj periudhe ka vazhduar në Kuvendin e Kosovës duke vazhduar me gjuajtjen e gazit lotjsellës.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili nuk ka qenë i përfshirë në këto aktivitete, ka thënë se vendimi i Kadaj-Bujupit edhe pse jo i sqaruar, nuk e ndanë AAK-në.

“Ne i urojmë sukses në cilindo drejtim apo vendim që ajo e ka marrë. Ne si AAK vazhdojmë të jemi të bashkuar”, ka thënë Haradinaj.