Dorëheqja që ndryshoi skenën politike

Dorëheqja nga Ramush Haradinaj ndryshoi skenën politike

Dorëheqja që ndryshoi skenën politike

Një vit më parë kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj kishte vendosur të dorëhiqet nga posti i kryeministri pasi kishte marrë një ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim.

“Nuk dua të intervistohem si kryeministër”, kishte deklaruar Haradinaj.

Kjo dorëheqje e prishi koalicionin qeverisës të PAN-it me AKR-në, për të shkuar vendi në zgjedhje disa muaj më vonë.

Taksa 100% dhe presioni ndërkombëtar ishin arsyeja kryesore e Haradinajt sipas tij dhe zyrtarëve të tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Zgjedhjet e ardhshme të 6 tetorit që ishin mundësuar pas dorëheqjes së Hardinajt kishin ndryshuar skenën politike, pasi tri partitë që qeverisnin PDK, AAK dhe NISMA dolën mbrapa Lëvizjes Vetëvendosje si parti fituese dhe LDK-së si partia e dytë.

Tash, AAK qeverisë me LDK-në pas mosmarrëveshjeve të koalicionit në mes VV-së dhe LDK-së që rezultuan në mocion mosbesimi i iniciuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës përkrahur nga gjitha partitë tjera politike ( përjashto VV-në).

Në zgjedhjet e 6 tetorit, AAK kishte arritur një rritje të lehtë në një koalicion me PSD-në që nuk arritën të marrin ndonjë deputetë. /Insajderi.com/