Dorëhiqet drejtori i urbanizmit në Drenas, refuzon pozitën e nënkryetarit

Dorëhiqet drejtori i urbanizmit në Drenas, refuzon pozitën e nënkryetarit

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Betim Berisha, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci ia ka ofruar pozitën e nënkryetarit, por ai nuk e ka pranuar këtë

Ai ka thënë ta ketë marrë këtë vendim për arsye krejt personale.

“Ndjejë për obligim të sqarojë opinionin se nuk do të jem në pozitën e nënkryetarit të komunës për arsye personale e familjare. Falënderoj kryetarin Ramiz Lladrovci për besimin dhe ofrimin e kësaj pozite, njëkohësisht shpreh falënderim edhe për bashkëpunimin e ofruar në pozitën e drejtorit të Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se kontributin dhe angazhimin për qytetarët e Drenasit do ta japë në kuadër të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Drenas./Insajderi.com