Dorëzohen dosjet për kompensimin e dëmeve të luftës në Kushtetuese

Dorëzohen dosjet për kompensimin e dëmeve të luftës në Kushtetuese

Organizata Jo-qeveritare “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar për herë të nëntë dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës, transmeton Insajderi.

Drejtori i OJQ-së, Jahir Bejta, ka deklaruar se tash e sa vjet gjykatat nuk po shqyrtojnë paditë për kompensimin e dëmeve të luftës me arsyetimin që nuk janë kompetente.

Por që sipas tij, kjo nuk qëndron, ngase krimet e kryera gjatë luftës së fundit kanë ndodhur në territorin e Kosovës.

“Sot për herë të nëntë jemi dukeni dorëzuar dosjet për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktvendimit të Gjykatës Supreme”, ka thënë Bejta, raporton EO.

“I kisha pyetur pretendentët për kryetar të shtetit dhe kryeministër i preferoj që krimet e luftës t’i përfshijnë në programet e tyre politike. Deri me tani kemi dorëzuar 120 dosje, ndërsa gjatë ditës së sotme vetëm tre”, ka shtuar tutje ai.

Bejta ka thënë se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të dorëzojnë dosje derisa të marrin një përgjigje pozitive. /Insajderi.com