‘Dorëzohen’ mediet serbe – e pranojnë mikpritjen e kosovarëve për anglezët

‘Dorëzohen’ mediet serbe – e pranojnë mikpritjen e kosovarëve për anglezët

Për mikpritjen kosovare ndaj mysafirëve anglez mori vesh pothuajse tërë Evropa. Mediet e shumta prestigjioze evropiane kanë shkruar për pritjen që Kosova ia bëri Anglisë në Prishtinë, transmeton Gazeta Online Insajderi.

 

Mediumi serb, Telegraf.rs, ka raportuar për ndeshjen e sotme Kosovë-Angli.

Ai ka shkruar se shqiptarët i priten në mënyrë të veçantë mysafirët anglez që nga arritja në aeroportin e Prishtinës deri në zbarkimin në “Fadil Vokrri”.

“Para ndeshjes, shqiptarët e Kosovës bënë një pritje të veçantë për mysafirët nga Anglia, që nga momenti kur zbarkuan në Aeroportin e Prishtinës, dhe e njëjta atmosferë u përcoll në stendat e Stadiumit Fadil Vokrri”, thuhet në portalin serb.

Ajo çka shihet është që mediumi në fjalë vazhdon të mos e pranojë Republikën e Kosovës dhe vazhdimisht i referohet si “e ashtuquajtura Kosovë”./Insajderi.com/