Dorëzohet koalicioni i parë në KQZ

Dorëzohet koalicioni i parë në KQZ

Një koalicion i quajtur VAKAT, i përbërë mes tri partive të komunitetit boshnjak është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në një bisedë me Insajderin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se ky koalicion mban emrin Vakat, derisa ka shtuar se është i përbërë nga tri parti të komunitetit boshnjak.

“Kemi pranuar një deklaratë për Koalicion Parazgjedhor me emërtimin: Koalicioni Vakat. Ky koalicion është deklaruar nga 3 Parti Politike nga radhët e komunitetit boshnjak: Demokratska Stranka Bosnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bosnjaka”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se sot është dita e fundit kur partitë politike do të mund të lidhin koalicionet parazgjedhore.