Dorëzohet në polici i dyshuari i dytë për vrasjen në Gradicë të Drenasit

Dorëzohet në polici i dyshuari i dytë për vrasjen në Gradicë të Drenasit

Është dorëzuar në polici edhe i dyshuari i dytë për vrasjen e cila ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Gradicë të Drenasit, ku një person mbet i vdekur, ndërsa një tjetër u plagos.

I dyshuari është A.B., 19-vjeçar.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Po është dorëzuar edhe i dyshuari i dytë A. B, (mashkull) 19-vjeç, i cili ishte në kërkim për rastin e vrasjes së ndodhur mbrëmë në fshatin Gradicë të Drenasit. Ndaj tij në koordinim me prokurorinë po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, në mëngjes policia ka informuar se është dorëzuar në polici edhe Xh.B., 54-vjeçar.

Të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast./Insajderi.com