Dorëzojuni drejtësisë ose dorëhiquni

... në fakt cilëdo që ta bëjnë, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe koaliconi qeverisës në Kuvend, i bie t’i bëjnë të dyjat. Dorëzimi i tyre para drejtësisë nënkupton humbje të pushtetit, të cilin, i pari e përdorë për ta shpëtuar vetën duke e rrezikuar vendin, e i dyti për ta pasuruar vetën duke na varfëruar neve

Dorëzojuni drejtësisë ose dorëhiquni

Brenda një jave, Qeverisja e re që i bëri 100 ditë dhe presidenti i vendit që si duket nuk i kanë mbetur edhe shumë ditë të sigurta në këtë post, shokuan me tri vendime gati në kufi të çmendurisë.

Dy prej tyre janë ekzekutuar dhe një tjetër dështoi në tentativën e parë.

Por nëse kjo tentativë do të ishte e sukseshme vendi sipas alaramit që e vendosën dy amabsadorë të shteteve më të rëndësishme diplomatike në Kosovë, SHBA dhe Britania e Madhe, Kosova rrezikonte kthimin në shtetin që mbronë interesat e disa personave.

O’Connell: Kjo mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën, që nga lufta

Sipas një plani të zbuluar, koalicioni qeverisës në Kuvendin e Kosovës PAN i ka mundësuar presidentit të vendit, thirrjen e një mbledhje të jashtëzakonshme me qëllim shfuqizimin e ligjit që garanton punën e pavarur të Gjykatës Speciale.

Përpos mungesës së partive opozitare që pamundësoi mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, tentativa dështoi për shkak të mospajtimit të presidentit Hashim Thaçit që donte që ligji të hynte në fuqi përmes nënshkrimit të tij dhe kundërshtimit të  zv.kryeministrit Fatmir Limaj që donte shfuqizimin e Speciales direkt nga Kuvendi.

Ekskluzive: Plani i Thaçit për të shpëtuar nga Gjykata Speciale

Por, ka një pajtueshmëri personale të ish-drejtuesve dhe ish-komandantëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli e Fatmir Limaj, kundër Gjykatës, pikërisht në kohën kur Gjykata Speciale mund të filloj të  ngrisë aktakuzat dhe të bëjë arrestimet e para.

Fakti që Specialja nuk ka bërë publike asgjë duke mbajtur të fshehtë mjaft mirë identitetin e atyre që mund të arrestohen por kemi një reagim të këtillë, që në gjysmë të natës tentojnë ta rrëzojnë këtë Gjykatë lë mjaft hapësirë për të dyshuar se krejt këtë e kanë bërë për ta ruajtur vetën.

Krejt ky ribashkim i “krahut të luftës” përkundër ndarjeve të thella dikur, para zgjedhjeve të këtij viti, nuk ka qenë për interesat e vendit, por një bashkim për interesa të tyre që mund të mbrohen vetëm duke mbajtur pushtetin.

E krejt kjo çmenduri politike që mund të ishte shkatërrimtare për vendin, ndodhi si kulmim i një jave që filloi me dy vendimet e tjera që lidhen po ashtu me interesat e këtyre njerëzve, por kundër interesave të popullit.

Qeverisja e Ramush Haradinajt së bashku me PDK-në e NISMA-s në fillim të javës na paketuan si lajm të mirë nënshkrimin e një marrëveshje të cilën ne nuk e pamë për ndërtimin e një Termocentrali të ri, që mbi të gjitha nënkupton më shumë djegie qymyri dhe shkatërrim të shëndetit tonë dhe në të njejtën kohë lejoi me lehtësi rritjen e çmimit të energjisë, diku 18 për qind.

Kjo Qeverisje edhe pse do të ikë, dhe duhet të ikë, megjitatë do të  na lë me pasoja të mëdha. Do ta kemi një qeveri tjetër me rroga të rritura, andaj edhe duhet të shfuqizohet vendimi, dhe do ta kemi një qeveri e cila do të duhet të udhëheqë me resurse të privatizuara në mënyrë krejtësisht të fshehtë dhe jo transparente. Një shoqëri sakat.

Kjo Qeveri ka bërë kësisoj sulm në shëndetin dhe kuletën e qytetarit. Por vetëm të qytetarit. Sepse për këtë kastë politike që ndjek këta udhëheqës, u mor një vendim.

Një vendim për pasurimin e mëtejmë të tyre. Një vendim që e morën me 20 dhjetor por e futën në fuqi me 1 dhjetor,në mënyrë që pagat me rritje ti marrin të premtën e 22 dhjetorit. Pikërisht në ditën kur disa prej tyre tentuan ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale.

Punëtorët e Abrashit dhe luksi i familjes “mbretërore” të kryeministrit

Vendimi i Qeverisë për t’ia rritur pagat vetës, duke filluar nga kryeministri tek zyrtarët që në fakt nuk janë as zyrtarë, janë servilë, pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike për qytetarët, u kurërëzua me një tentim që qytetarit t’i shaktërrohet edhe e ardhmja, ndërsa vetës t’ia sigurojnë të ardhmen jashtë burgut.

Rrogë me rritje, plus një tentim shpëtimi nga drejtësia. Plan përfekt, për ta.

Qytetari duhet t’ia prishë këtë plan. Kjo është detyra e një shoqërie të civilizuar. Shkatërirmi i planit do të ndodhë por vetëm forma sesi dhe koha se kur do të ndodhë mund të ndryshojnë.

Asgjë tjetër përpos presionit gjithëqytetarë nuk mund t’i bëjë këta njerëz që ta lejojnë vendin të ecë përpara për shkak të interesave të tyre. Duhet të bëhet një organizim i atillë që tashmë tejkalon politikën, njashtu sikurse dy partitë opozitare u bënë bashkë duke mos lejuar mnbajtjen e seancës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ama para se kjo shoqëri të organizohet ta mbrojë vetën, këta njerëz kanë argumente të shumta që ta kuptojnë se nuk mund të ikin përjetësisht. Por para se kjo ikja e tyre të marrë fund, ata bëjnë mirë që ta kursejnë qytetarin nga drama e tragjedisë së tyre personale.

Nëse besojnë se tragjedia e tyre personale është e padrejtë, le ta dëshmojnë, por ta kursejnë qytetarin. Është problemi i tyre. Por nëse ata nuk e bëjnë këtë, qytetari duhet ta kuresej vetën nga ta.

Ata janë pisk, e qytetari duhet t’ia lë vetëm këto dy mundësi që në fakt nuk ka sesi ta ndryshojë fatin e tyre: përballjen me drejtësinë./Insajderi.com