Doriev: Për mua “Shkëndija” është klubi numër 1 në vend

Doriev: Për mua “Shkëndija” është klubi numër 1 në vend

Ljupço Doriev me entuziazëm flet si kuqezi.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut vjen te Shkëndija nga radhët e Akademia Pandevit, ndërsa pasi firmosi kontratën tre vjeçare, flet për arsyet që e shtynë të vinte në Tetovë, përshtypjet e para në klub dhe ambiciet për të ardhmen.

24 vjeçari nuk fsheh vlerësimin për Shkëndijën dhe beson se sukseset nuk do të mungojnë në periudhën që pason.
“Është hera e parë në karrierë që marr këtë hap për të dalë të luaj jashtë Strumicës. Këtu në Maqedoni për mua Shkëndija është klubi më i mirë. Të firmos me këtë klub është hap i madh për mua dhe jetën time. Shpresoj të kemi suksese dhe të fitojmë titullin kampion”, ka deklaruar ai.

“Në fakt për këtë edhe vij këtu në Shkëndijë, për të triumfuar, për të fituar trofe dhe për të shijuar suksese në Europë. Jam pranuar shumë mirë këtu në Shkëndijë, deri në këtë moment gjithçka është si duhet dhe secili në klub më ofron ndjenja pozitive sikur gjatë kohë të jem këtu”.

“Besoj të adaptohem shpejt, me pjesën më të madhe të futbollistëve njihem, me disa kemi luajtur bashkë në ekipin përfaqësues, kështu që pres gjërat të ecin në rrugën e duhur” tha ai./Insajderi.com