Dortumd me kontratë të re për Haaland

Dortumd me kontratë të re për Haaland

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, po vazhdon të shkëlqejë në fanellën e ekipit gjerman, Borussia Dortmund dhe forma e tij e lartë e treguar në kampionatin e Bundesliga, ka bërë që ai të marrë gjithë vëmendjen e klubeve evopiane për një transferim të mundshëm.

Mediat në Gjermani, raportojnë se për të shmangur një humbje të shpejtë të lojtarit, Dortmundi po planifikon zgjatjen e kontratës së tij edhe për dy vjet pasi kjo aktualja i skadon në verën e vitit 2023 si dhe ndryshimin e klauzolës, pasi klauzola e tij është vetëm 75 milionë euro

Klubi gjerman i ka ofruar Haalandit kontratë deri në vitin 2025 dhe synojnë vendosjen e klauzolës prej 130 milionë eurove.

Real Madridi, Manchester City, Manchester Unitedi e Juventusi janë skuadrat e interesuara për norvegjezin – ndërsa ekipi I United llogaritet si faorit, marrë parasysh lidhjen që e ka lojtari me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer./Insajderi.com.