Dosja “Syri i Popullit”- këto janë detajet që do të zbulohen të dielën në InDoks

Dosja “Syri i Popullit”- këto janë detajet që do të zbulohen të dielën në InDoks

Në episodën e parë të InDoks, prodhim i Insajderit për TV Dukagjini  do të zbulohen detaje të pa dëgjuara më parë për organizatën terroriste “Syri i Popullit”.

Të dielën nga ora 20:10 do të shfaqet dokumentari “Patriotë të çmendur”- pjesa e parë, në të cilin kanë folur njerëzit kryesorë të kësaj historie, duke filluar nga viktima e parë e këtij grupi, Azem Vllasi e deri te njeriu që po e përfaqëson shtetin kundër organizatës në fjalë, Prokurori Special, Sylë Hoxha.

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohet se kush qëndron prapa kësaj organizate, se si u krye atentati i parë, se si u kap atentatori dhe se sa kohë para kësaj shteti e dinte për këtë organizatë.

Në pjesën e parë ekskluzivisht, Azem Vllasi rrëfen do moment të rastit ku ai për pak u vra në një atentat dhe Prokurori Sylë Hoxha  zbulon detaje tronditëse për madhësinë e hetimit të tij.

A ka atentatorë të lirë të “Syrit të Popullit”?  A do të zgjerohet akuza me emra të rinj? Cili është profili i personave që drejtojnë këtë organizatë dhe cila parti qëndron prapa saj? Këto dhe detaje të tjera do të shpalosen nesër në ora 20:10 në RTV Dukagjini në InDoks./Insajderi.com

 

Promo | “Patriotë të çmendur”

Të dielen në ora 20:10 në RTV Dukagjini shfaqet dokumentari i parë i InDoks, prodhim i Insajderit me autor Visar Duriqi.Është ky një dokumentar për organizatën “Syri i Popullit” që planifikonte atentate ndaj liderëve kosovarë. Por jo vetëm. Kush e krijoi këtë organizatë? Si u zbulua ajo? Kush qëndron pas saj dhe a ka atentatorë të saj që ende nuk janë kapur nga autoritetet kosovare? Këto dhe përgjigje të tjera i mësoni këtë të diel në dokumentarin “Patriotë të çmendur”.

Posted by InDoks on Friday, 30 March 2018