Dr. Dre nuk ka parë vajzën e tij që 17 vjet ndërkohë që ajo përballet me probleme financiare

Dr. Dre nuk ka parë vajzën e tij që 17 vjet ndërkohë që ajo përballet me probleme financiare

Vajza më e madhe e artistit, fitues i çmimit “Grammy”, Dr. Dre së fundmi ka folur hapur për raportin e saj me babin, shkruan Page Six, transmeton Insajderi.

LaTayna Young, 37 vjeçare, thotë se ndonëse përballet me probleme të mëdha financiare, ajo nuk do më shumë se veç një raport më të afërt më babin e saj..

“Paratë nuk është ajo që dua, ndihem më mirë kur punojë vet”, tha ajo për “The Daily Mail”, duke pranuar se kishte kaluar shumë kohë të vështira, ndërkaq tani ajo ka aplikuar në positën e shoferin për FedEx.

“Është e turpshme ta pranoj por për një kohë kam marrë ndihmë nga shteti”, zbuloi ajo. “Ai ofroi ndihmën e tij për shpenzimet e shkollës, por nuk më flet kurrë. S’më ndihmoi kurrë që sot mos t’ia kisha nevojën. Nuk më pagoi kurrë shkollën, nuk bëri gjë për të më ndihmuar mua dhe motrat”.

“Dua vetëm sqarim”, shtoi ajo. “Dua vetëm të kalojë pak kohë me babin tim”.

LaTyana e cila është nënë e katër fëmijë, thotë se multi-milioneri nuk ka takuar kurrë nipat dhe mbesat e tij. Ajo beson që bashkëshortja e tij, Nicole, i ka mbajtur larg qëllimisht.

Ajo shpresonte që divorci i babit të saj, ndoshta më në fund do u sillte pak afërsi, por ajo as nuk ka numrin e tij të telefonit. /Insajderi.com