Dramë në ajër: Aeroplani me 365 njerëz në të kaplohet me flakë

Aeroplani i një kompanie filipinase i cili ishte planifikuar të fluturojë nga Los Anxhelosi për në Manilë u detyrua të aterrojë pak kohë pas fluturimit për shkak të prishjes në motor, kanë kumtuar sot zyrtarët.

Dramë në ajër: Aeroplani me 365 njerëz në të kaplohet me flakë

Askush nga 347 pasagjerët dhe 18 anëtarët të ekuipazhit nuk është lënduar, transmeton Reuters.

Deri te incidenti ka ardhur kur piloti i Boeing 777 ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe prishje të mundshme të motorit, ka kumtuar zëdhënësi i aeroportit në Los Anxhelos, derisa njëri nga dëshmitarët ka përshkruar se kanë parë flaktë duke dalë nga motori.

Aeroplani pas lajmërimit të prishjes u kthye në aeroport, ku zjarrfikësit e shuan zjarrin.

Pretendohet se aterrimi i detyrueshëm i këtij aeroplani nuk ka cenuar fluturimet tjera.

Për momentin nuk dihet përse ka ardhur deri te prishja e motorit të aeroplanit./Insajderi.com.