Dramë në “Mestalla”, Reali shpëton nga humbja në sekondat e fundit [Video]

Dramë në “Mestalla”, Reali shpëton nga humbja në sekondat e fundit [Video]

Real Madridi ka arritur që në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Valencias të shpëtojë nga humbja.

Ishte Karim Benzema ai që shënoi në minutën e 94-të dhe të fundit të shtesës, për ta siguruar një pikë nga ky udhëtim, raporton Insporti

Benzema ia një goditje këndi Realit në çastet e fundit, e pikërisht nga kjo rivënie këndore ai arriti ta dërgojë topin në rrjetë pasi fillimisht u ndal goditja me kokë e portierit Courtois.

Për epërsinë 1:0 të Valencias, Carlos Soler realizoi në minutën e 78-të. Kur dukej se ky gol do të ishte vendimtari në ndeshje, Benzema realizoi për 1:1 në sekondat e fundit.

Reali tani në pozitën e dytë të La Ligas ka 35 pikë, aq sa ka lideri Barcelona, por me dy gola më shumë të shënuar.

‘Los Blancos’ nuk arritën të shfrytëzojnë gabimin e katalonasve, që lëshuan pikë në udhëtim te Sociedadi (2:2), derisa ‘El Clasico’ e 18 dhjetorit (e mërkurë), do të jetë vendimtare për pozitën e liderit. /Insporti.com/