Dreçun: E pamundur të krijohet stabilitet me parti të korruptuara

Dreçun: E pamundur të krijohet stabilitet me parti të korruptuara

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Dreçun, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë.

Në një intervistë për televizionin Serbë, Dreçun ka thënë se këto rezultate do të sjellin një paqëndrueshmëri afatgjate.

Po ashtu ai ka vlerësuar se është e pamundur që në Kosovë të krijohet stabilitet me fitoren e një partie që është bartëse e korrupsionit.

“Është e pamundur të presësh nga partitë që janë bartëse të korrupsionit në Kosovë, krimit të organizuar, destabilizuese për të sjellë stabilitetin e domosdoshëm. Këto janë partitë që kanë dal nga UÇK-ja dhe udhëheqësit e të cilëve në dokumentin e NATO-s identifikohen si udhëheqës të grupeve kriminale” , është shprehur Dreçun. /Insajderi.com