fbpx

Drecun: Për të pasur sukses në Berlin, Prishtina duhet të ndërpresë me provokime

Kryetari i Këshillit për Kosovën i kuvendit të Serbisë Millovan Drecun ka thënë se Beogradi do të insistojë që Prishtina të ndërpresë me aksione provokuese.

Drecun: Për të pasur sukses në Berlin, Prishtina duhet të ndërpresë me provokime

Drecun ka deklaruar për televizionin serb RTS se Kosova “duhet ta shfuqizojë Platformën dhe t’i heqë taksat”.

“Ajo duhet të ndërpresë me aksione me të cilat po kërcënon, si dhe me kërcënime me armë në mënyrë që të arrihet përparim në Berlin”, ka thënë Drecun duke folur për takimin e ardhshëm të kreut kosovar dhe serb në Berlin.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se nëse Kosova nuk i heqë taksat para Shën Gjergjit më 6 maj, Partia Përparimtare Serbe do të del me “masa kundër Prishtinës”./Insajderi.com.