
Autoritetet indiane e kanë publikuar një video ku shihen momentet e fundit të një ekipi alpinistësh, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën më vonë në Himalaje.
Në këto pamje shihen katër alpinistë britanikë, dy amerikanë, një australian dhe një indian duke u ngjitur ngadalë drejt një maje me emër të panjohur në mot me diell.
Ky grup ishte duke u përpjekur për t’u ngjitur në majën e dytë më të lartë të Indisë, Nanda Devi, kur kontakti me ta u humb më 26 maj.
Ekipet e kërkimit në Indi arritën t’i gjejnë shtatë trupa të alpinistëve të vdekur, por britaniku Martin Moran ende mbetet i zhdukur.
Last visuals of the #mountaineers' team near the summit on unnamed peak near the #NandaDevi east. #ITBP search team of mountaineers found the memory video device at 19K ft while they were searching the area where bodies were spotted. pic.twitter.com/wKr3YtLuWF
— IANS Tweets (@ians_india) July 8, 2019
Në videon dyminutëshe, e cila u publikua nga policia kufitare indiane, shihen tetë alpinistë duke i ngjitur në një majë të panjohur dhe të lidhur me litar me njëri-tjetrin.
Kamera me këto pamje u gjet e mbuluar me borë afër vendit ku u gjetën trupat e pajetë të alpinistëve.
Ky grup e kishte filluar rrugëtimin e tyre më 13 maj dhe drejtoheshin nga alpinisti britanik me përvojë, Martin Moran, shkruan “BBC”.