Drejtori i Aviacionit Civil flet për përfitimet e Kosovës nga marrëveshja për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Drejtori i Aviacionit Civil flet për përfitimet e Kosovës nga marrëveshja për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Eset Berisha, Drejtor i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, i cili nënshkroi të martën në Berlin, deklaratën e përbashkët të interesit me Lufthansën për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, në një intervistë për DW shqip ka thënë se Kosova përfiton shumë nga ky hap që është ndërmarrë.

Sipas Berishës, përfitimi i Kosovës është normalizimi i pjesshëm i hapësirës ajrore në drejtim të hapjes së korridoreve ajrore me shtetet fqinjë.

“Korridoret ajrore, të cilat i ka për momentin hapësira ajrore e Republikës së Kosovës, kanë qenë vetëm përmes Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërsa me këtë hap mundësohet hapja e korridoreve të tjera në drejtim të shteteve të tjera, siç është Republika e Serbisë, Republika e Malit të Zi dhe Republika e Shqipërisë”, tha Berisha.

I pyetur nëse do të kenë të drejtë shqiptarët e Kosovës të kalojnë në Beograd në zonën transit të aeroportit, Berisha ka dhënë këtë përgjigje.

“Po, mekanizmat që janë përdorur për kalimin e njerëzve dhe mallrave në kuadër të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të vitit 2013 do të aplikohen edhe për qarkullimin ajror”, tha Berisha.

Gazeta Insajderi, ka publikuar draftin e marrëveshjes së kompanisë gjermane “Lufthansa – Euroëings” me shtetin e Kosovës për linjën ajror Prishtinë – Beograd.

Në këtë draft marrëveshje thuhet se kjo linjë do të kontrollohet nga KFOR-i. Sipas kësaj draft marrëveshjeve thuhet se dy palët edhe ajo e Kosovës dhe e Serbisë janë shprehur të gatshme për krijimin e linjës Prishtinë – Beograd. /Insajderi.com

Ekskluzive: Marrëveshja për linjën Prishtinë – Beograd mes Lufthanses, shtetit të Kosovës dhe KFOR-it