Drejtoresha e Shëndetësisë në Hanin e Elezit, Medina Imishiti ka dhënë detaje për të infektuarin e parë të komunës së saj.
" />

Drejtoresha Imishti: Ishim në dijeni për të infektuarin me koronavirus nga Han i Elezit

Pacienti, sipas saj, është rast kontakti dhe ka qenë i njohur për IKSHP dhe institucionin komunal e shëndetësor.

“Pacienti nuk ka pasur shenja të Covid-19 andaj nga ekipet mjekësore është këshilluar për vetizolim dhe në rast paraqitjes së ndonjë simptomave të thërras ekipet mjekësore të cilat kanë qenë në gatishmëri 24 ore.

Tani IKSHP dhe Shtabi Komunal po gjurmojë kontaktet e pacientit me personat e tjerë. Komuna tashmë ka marrë masat parandaluese për Covid-19.

Image may contain: 1 person, text

Por tani qytetarë të dashur ndihma juaj është vendimtare në parandalim të përhapjes së virusit Covid-19 në Komunen e Hanit të Elezit dhe më gjerë”, ka thënë ajo.

Imishit ka lutur të respektohen rekomandimet e MSH dhe IKSHP, duke shmangur kontaket me njëri- tjetrin e duke qëndruar në shtëpi.

Mbrojë veten, familjen dhe shoqërin 👨‍👩‍👦‍👦 Rri në shpi”, ka shkruar ajo.