
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, reagon pasi Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Drejtoreshës së Arsimit në këtë komunë, Xhemile Thaçi-Vezgishit, për mos deklarim të pasurisë, njofton Insajderi.
Në rrjetin social Facebook, ai ka publikuar një email për të cilin thotë se drejtoresha në fjalë e ka dërguar bashkë me formularin për deklarim të pasurisë në kohë.
Sipas Haskukës, ngritja e aktakuzës kundër Thaçi-Vezgishit “tregon që kjo nuk ka asgjë të bëjë me ligjin por pjesë e kampanjës së orkestruar mediale. Fundja prokurori aktakuzën nuk ja dërgon drejtoreshës por mediave”.
Në anën tjetër, Prokuroria të martën ka njoftuar se drejtoresha në fjalë nuk e kishte deklaruar pasurinë e saj për vitin 2019 edhe përkundër faktit se afati për deklarim ishte zgjatur nga 31 marsi i vitit 2020 deri në qershor 2020./Insajderi.com
Drejtoresha Xhemile Thaçi Vezgishi ka derguar emailin me formularin për deklarim të pasurisë në kohë.
Ngritja e…Posted by Mytaher Haskuka on Wednesday, April 14, 2021