Drejtorët e VV-së konfirmojnë largimin nga komuna e Prishtinës, akuzojnë Shpend Ahmetin

Drejtorët e VV-së konfirmojnë largimin nga komuna e Prishtinës, akuzojnë Shpend Ahmetin

Lajmin që mbrëmë e bëri të ditur Shpend Ahmeti për shkarkimin e drejtorëve të VV-së, e kanë konfirmuar sot edhe këta të fundit.

Kryetari i VV-së në Prishtinë dhe drejtori i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se kryetarit të Prishtinës aktualisht nuk po i bëhet vonë për premtimet dhe besimin që e ka marrë në Vetëvendosje.

Vitia në një konfrencë për media tha se nuk kanë pasur asnjë takim me Shpend Ahmetin, ku ai u ka konfirmuar vendimin për largim.

“Tashmë është e qartë se pas fitimit të mandatit të dytë Ahmetit nuk i bëhet vonë as për besimin e qytetarëve, dhe angazhimine aktivetësvëve me punën e të cilëve fitoi vota në Prishtinë. Emisioni ishte inicizuar më herët dhe ka pasur kohë që të na thërras për një sqarim që kryetari nuk e ka dhënë. Kjo flet për shumë për një ikje nga ballafaqimi të kryetarit Ahmeti. Ai edhe dorëheqjen nga VV-ja e ka bërë përmes facebooku”, deklaroi Vitia, shkruan Gazeta Insajderi.

Drejtoresha e Kadastrit, Nora Kelmendi i ka cilësuar si qyqare veprimet e Shpend Ahmetit.

Ajo tha se kryetari i prishtinës ka hequr dorë nga program që e kanë bërë bashkë në fushatën e fundit zgjedhore.

“Akt i shkarkimit që e bëri Shpendi tregon se e kishte shumë vështirë të ballafaqohet me mua dhe Benin, dhe të gjitha ato që tha mbrëmë janë të paqëndrueshme. Gjesti i tij regon një qyqarllëk dhe mungesë guximi ndaj neve dhe besimit qytetar të VV-së. Siç e dini pas 5 viteve të përbashkët Shpendi ka hequr dorë nga programi të cilën e kemi fituar bashkarisht qerverisjen. VV-në e sheh një pengesë në punën e tij”, tha Vitia.

Në lidhje me shkarkimin e tji, foli edhe drejtori i Kulturës, Yll Rugova.

Ai tha se shkarkimi  i drejtorëve të VV-së në Prishtinë hap mundësi për koalicione të reja.

“VV-ja dje është larguar nag komuna e Prishtinës, duke krijuar një mundësi që të bëhen koalicione të reja brenda qeverisjes aktuale, dhe besimi qytetarëve që është bërë të tjetërsohet tërësisht”, tha Rugova.

Ndryshe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti mbrëmë tha se këtë vendim e ka marrë pas një pritje 5 mujore për koalicion me VV-në. /Insajderi.com