Drejtori AKI-së raporton në Komisionin Parlamentar

Drejtori AKI-së raporton në Komisionin Parlamentar

Shefi i Agjencisë Kosovare së Inteligjencës, Kreshnik Gashi, do të raportojë para deputetëve të Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen e këtij institucioni.

Çështja e sigurisë kombëtare pritet të jetë temë diskutimi.

Raportimi fillon nga ora 10:00 dhe nuk pritet të zhvillohet me dyert e hapura për media.

Gashi ishte ftuar javë më parë për intervistim nga deputetët, por nuk kishte zgjatur shumë. /Insajderi.com