Kreshnik Gashi nuk është më drejtor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.
Ai e ka pranuar kërkesën e kryeministrit tashmë në detyrë, Avdullah Hotit dhe presidentes në detyrë, Vjosa Osmani.
Antigona Baxhaku, nga zyra për informim e kryeministrit, Avdullah Hoti, tha për Gazetën Online Insajderi, se Gashi ka pranuar të largohet nga ky institucion.
Sipas procedurës më pastaj Kreshnik Gashu është shkarkuar nga kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti.
“Ka pranuar kërkesën për lirim nga detyra dhe para disa ditësh është shkarkuar nga detyra nga ana e kryeministrit”, tha ajo.
Kreshnik Gashi ishte emëruar drejtor i AKI-së gjatë mandatit sa Ramush Haradinaj ishte kryeministër në koordinim me ish-presidentin, Hashim Thaçi.
Për emërimin apo shkarkimin e shefit të inteligjencës duhet kordinim i kryeministrit dhe presidentit, sipas dispozitave ligjore në fuqi. /Insajderi.com