Drejtori i AKI-së raporton për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Drejtori i AKI-së raporton për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Në Parlamentin e Kosovës do të mblidhet sot Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Në këtë komision, do të raportojë drejtori i AKI-së, lidhur me gjendjen e sigurisë në vend, njofton Insajderi.

Raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve të këtij komisioni do të fillojë në ora 09:30.

Ky është rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 24.06.2020;
  3. Raportim i Drejtorit të AKI-së lidhur me gjendjen e sigurisë;
  4. Të ndryshme.