Drejtori i ATK-së tregon sa të hyra kanë për muajin mars

Drejtori i ATK-së tregon sa të hyra kanë për muajin mars

Ekonomia e Kosovës do afektohet nga sëmundja e koronavirusi dhe efektet do jenë të konsiderueshme.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj.

Sipas Murtezaj mbi 66 mijë euro administrata ka shqiptuar gjoba për bizneset që kanë keqpërdorur situatën më rritjen e çmimeve të disa produkteve.

“Prej datës 12 deri 26 mars, kemi zhvilluar 1,753 aktivitete ose verifikime. Nga këto verifikime është konstatuar se në 260 raste ka pasur shkelje, qoftë për moslëshim të kuponit fiskal dhe në numër më të vogël për rritje të çmimeve.Të gjitha këto raste janë deleguar në Njësinë për Shqiptimin e Gjobave dhe janë ndërmarrë masat ndëshkuese. Deri më tani, kemi raste të shqiptimit të gjobave për 199 biznese, në vlerë totale prej 66,750 eurosh”, ka thënë Murtezaj për Radion Evropa e Lirë

Kurse, vetëm në ATK, në mungesë apo mosrealizim të te hyrave të pritshme, për muajin mars të hyrat mund të jenë në vlerë nga 10 deri 14 milionë euro më pak.

“Në këtë kohë dhe në këtë gjendja primare dhe mbi të gjitha është shëndeti i qytetarëve, e pastaj është edhe pjesa ekonomisë. Sigurisht, sikur të gjitha ekonomitë botërore që ka afektuar kjo situatë, efektet e kësaj pandemie do të vërehen edhe në Kosovë në ditët në vijim. Duke ditur se ekonomia jonë është me kapacitete shumë më të limituara sesa ekonomitë e vendeve tjera, besojmë se dëmet do të jenë të konsiderueshme. Në aspektin e tatimeve, vetëm këto ditët e para që nga data 12 mars e deri më tani, reflektimet në mungesë apo mosrealizim të te hyrave të pritshme, për muajin mars mund të jenë nga 10 deri 14 milionë euro, gjë që është një shumë e konsiderueshme. Por, shpresojmë se muajin e ardhshëm do të kompensohen këto pagesa të tatimeve”, ka thënë Murtezaj.