Drejtori i Emergjencës në Mitrovicë tregon informacionet e fundit për gjendjen e personit që mbeti në rrënoja

Drejtori i Emergjencës në Mitrovicë tregon informacionet e fundit për gjendjen e personit që mbeti në rrënoja

Një person vazhdon të gjendet nën rrënoja e një pjesë të ish hotelit “Adreatiku” në Mitrovicë, pas nuk ka arritur të largohet me kohë, para se një pjesë e hotelit të rrënohet.

Nehat Bahtiri, Drejtor i Emergjencës në Mitrovicë, në një bisedë me Insajderin ka konfirmuar se një person vazhdon të gjendet nën rrënoja, ku për çka edhe është duke u gërmuar ende.

Ai ka thënë se për shkak të gjendjes delikate janë duke bërë kujdesë me gërmime, ndërsa ka shtuar se tre persona të tjerë kishin arritur që të largohen me kohë nga objekti.

“Aty kanë qenë katër persona tre të cilët kanë arritur me u largu me kohë dhe janë shëndoshë e mirë nuk janë lënduar asnjëri prej tyre, por dyshohet për një person të katërt i cili ka mbet nën rrënoja. Dyshohet se ka mbet aty. Ne jemi organizuar, por edhe me të gjithë operatorët që i ka angazhuar komuna me e bë gërmimin e rrënojave që me e gërmua deri tek personi që gjendet në mënyrë që të shohim se a ka ndonjë person aty”, ka deklaruar Bahtiri për Insajderin.

Po ashtu ai ka potencuar se është duke u bërë kujdes gjatë gërmimit për shkak të situatës që mund të gjendet personi i ‘ngujuar’, ndërsa ka shtuar se gjendja e personave të tjerë është e mirë.

“Sipas dëshmitarëve një person ka mbetur në rrënoja dhe jemi duke punuar, por gjendja është delikate për shkak se njeriu mundet me qenë gjallë nën rrënoja dhe nëse nxitojmë mund ta lëndojmë apo t’i shkaktojmë edhe pasoja më të rënda”, ka deklaruar ai për Insajderin.